Arrihet marrëveshja: Jesus kalon te Arsenali

Arrihet marrëveshja: Jesus kalon te Arsenali

Sport June 26, 2022 - 19:47
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gabriel Jesus mund të quhet lojtar i Arsenalit, raporton Fabrizio Romano.

Sulmuesi brazilian po u bashkohet The Gunners nga rivali i Ligës Premier dhe kampioni në fuqi, Manchester City.

“Gabriel Jesus në Arsenal, ja ku po shkojmë! Kushtet personale të dakorduara plotësisht me agjentin e tij Marcelo Pettinati dhe dy partnerët e tij”, ka shkruar eksperti i transferimeve.

“Gabriel firmos deri në 2027, është 100 për qind e kryer”.

“Arsenal tashmë ka rënë dakord për tarifën prej 45 milionë funte (52 milionë euro) me Man City, siç u zbulua të premten. Edu & Arteta, çelësi i marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e tij.