Gledi Mici, kapiten i ri i Prishtinës

Gledi Mici, kapiten i ri i Prishtinës

Sport June 26, 2022 - 18:22
Lajmet e Fundit nga Sporti

Pas largimit të Lorik Boshnjakut, FC Prishtina ka vendosur për kapitenin e ri të skuadrës për edicionin e ri.

Shiritin e kapitenit do ta bartë mbrojtësi, Gledi Mici.

31-vjeçari është futbollist me karakter të fortë dhe ka përvojë të madhe në lojën më të popullarizuar në botë.

Ai është pjesë e Prishtinës nga vera e vitit 2020 teksa me ekipin “bardhekaltër” e ka fituar një titull të kampionit.

Mici, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me ekipe si Kamza, Flamurtari i Vlorës, Kukësi, Skënderbeu dhe Shkëndija e Tetovës është shprehur për faqen zyrtare të klubit se ndjehet i nderuar dhe i privilegjuar pas emërimit si kapiten i skuadrës.

Përgjegjësia - Të jesh kapiten i Prishtinës është përgjegjësi e madhe pasi që Prishtina është emër me shumë peshë. Do të mundohem që me punë dhe profesionalizëm ta justifikoj këtë detyrë.

Premtimi për "Plisat" - Tifozëve iu premtojmë që do të jemi ekip ndryshe në këtë vit. Të gjithë lojtarëve na takon ta japim energjinë e fundit në fushë dhe ta rikthejmë Prishtinën aty ku i takon.

Puna me trajnerin Ismet Munishi - Cilësitë dhe arritjet e trajnerit dihen. Mentaliteti dhe besimi i tij do të na ndihmojnë edhe neve si lojtar që ta japim më të mirën. Me shumë punë dhe besim do të jetë edicion i mirë për të gjithë. /Zeri.info