Marotta: Do të jetë një kampionat i pazakontë, mirë që luajmë herët me Milanin

Marotta: Do të jetë një kampionat i pazakontë, mirë që luajmë herët me Milanin

Sport June 25, 2022 - 14:23
Lajmet e fundit nga Sporti

Gjatë ditës së djeshme është hedhur shorti për kalendarin e sezonit të ri 2022/23 në elitën e futbollit italian Serie A.

Duke marrë parasysh se kampionati botëror ‘Katar 2022’ zhvillohet në nëntor, atëherë deri para fillimit të tij do të ketë ndeshje çdo tri ditë.

Se do të jetë një kampionat i pazakontë e ka pranuar edhe drejtori i Interit, Giuseppe Marotta, duke thënë se nevojitet një organikë e pasur me futbollistë për ta përballur tempon.

Do të jetë një kampionat i pazakontë, sepse deri në 15 nëntor do të luhen 15 javë, pa harruar ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Duhet të bëjmë llogari për sa i përket përgatitjes. Organika duhet të jetë e madhe, kjo është diçka e sigurt”, u shpreh Marotta.

Tutje Marotta ka thënë se është më mirë që luajnë menjëherë në fillim të kampionatit (java e pestë) me rivalin lokal dhe kampionin në fuqi të Italisë, Milanin.

Kalendari asimetrik premton një finale spektakolare. Për ne është diçka e bukur që derbi kundër Milanit vjen menjëherë, sepse të dyja skuadrat janë në formën optimale”.

“Duhet të jemi të qëndrueshëm në tregun e transferimeve, jo vetëm Interi por të gjithë klubet. Duhet të rikuperojmë vlerat tona, pas një goditje të madhe ekonomike”, u shpreh Marotta.