Të hënën grumbullohet Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll

Të hënën grumbullohet Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll

Sport June 25, 2022 - 13:11
Lajmet e fundit nga Sporti

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll.

Kjo Përfaqësuese muajin tjetër do të garoi në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.
Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa ndërkohë do të vendosë për ekipin final. Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa për fillim të korrikut planifikohen edhe dy ndeshje përgatitore.

Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 12.00 në Hotel Apoloni.

Përfaqësuesja U20 do të ushtrojë nga dy herë në ditë.

Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani U20 është prej 16 deri më 24 korrik.
Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të vendit. /Zeri.info