Mbappe: Liga e Kampionëve, objektiv i qartë i PSG-së

Mbappe: Liga e Kampionëve, objektiv i qartë i PSG-së

Sport June 24, 2022 - 17:59
Lajmet e fundit nga Sporti

Kylian Mbappe ka folur në lidhje me trofeun më prestigjioz për klube, Ligën e Kampionëve.

Trofeu i Ligës së Kampionëve vazhdon të jetë mungesë për klubin e Paris Saint Germain.

Sezonin që lamë pas, ata ishin favoritet për të fituar, por u eliminuan nga Real Madridi në fazën e 1/16.

Por, ishte Mbappe në një intervistë për ‘BFM TV’, tha se në sezonin e ardhshëm objektivi i klubit parisien është Liga e Kampionëve.

“Liga e Kampionëve me PSG është një objektiv i qartë. Është ajo që duam, por ka një rrugë të gjatë për ta bërë”, tha francezi, përcjell lajmi.net.

Edinson Cavani vazhdon të jetë golashënuesi më i mirë i Paris Saint Germain me 301 gola, ndërsa e ndjek Mbappe me 217.

Ai u pyet nëse do ta thye rekordin e uruguaianit, francezi u përgjigj duke thënë se do të ishte e mrekullueshme nëse do t`ia arrinte.

“Mund të ndodhë, do të ishte e mrekullueshme”, është shprehur Mbappe.

Kylian muaj me parë nënshkroi kontratën e tij për rinovim, që do ta mbajë atë në ‘Parc des Prince’ deri në vitin 2025.