Lista e xhudistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Lista e xhudistëve që do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Sport June 24, 2022 - 17:34
Lajmet e fundit nga Sporti

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka vazhduar sot me publikimin e ekipeve që marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku tani radhën e ka ai i xhudos.

Prezantimin e sportistëve për Lojërat Mesdhetare Oran 2022, e nisim me sportin e xhudos, të cilët përfaqësohen me tetë sportistë, të prirë nga kampionia olimpike, Distria Krasniqi.

Përveç Krasniqit janë të përfshirë edhe shtatë xhudistë të tjerë, ndërsa si ndihmës trajnere nuk mungon Majlinda Kelmendi.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell listen e plotë të pjesëmarrësve në xhudo:

Distria Krasniqi (-52 kg)

Akil Gjakova (-73 kg)

Loriana Kuka (-78 kg)

Laura Fazliu (-63 kg)

Flaka Loxha (-57 kg)

Erza Muminoviq (-48 kg)

Arbër Kullashi (-81 kg)

Shpati Zekaj (-100 kg)

Trajner Driton Kuka dhe nd/trajner Majlinda Kelmendi

Gjyqtar: Fatmir Salihaj