Milani mund të bëjë një lëvizje për Dybalan

Milani mund të bëjë një lëvizje për Dybalan

Sport June 22, 2022 - 13:27
Lajmet e Fundit nga Sporti

Milani mund të tentojë transferimin e Paulo Dybalas.

Ylli argjentinas, Paulo Dybala, është pa skuadër, pasi kontrata e tij me Juventusin ka skaduar.

Lojtari është duke kalkuluar opsionet për të ardhmen. Tani, thuhet se Milani mund të bëjë një lëvizje.

Megjithatë, “La Joya” kishte një pagë të lartë dhe ka një kërkesë të lartë për pagën e ardhshme.

Milani, me situatën aktuale financiare, nuk mund të sigurojnë një të tillë. Ata kanë nevojë të shohin një ulje në kërkesën për pagë nga argjentinasi.

Në rast se Dybala pajtohet për një pagë më të ulët, Milani mund të jetë skuadra që i jep një kontratë lojtarit.