E ardhmja e Alvesit, e pasigurt pas largimit nga Barcelona

E ardhmja e Alvesit, e pasigurt pas largimit nga Barcelona

Sport June 22, 2022 - 09:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

E ardhmja e Dani Alvesit është në pasiguri, pas largimit të tij nga Barcelona, raporton “Sport”, përcjell Zeri.info.

Alvesi kishte ardhur te Barça në nëntor, mirëpo tani ai është larguar përsëri nga “Camp Nou”.

Braziliani duhet të gjejë një klub të ri, në mënyrë që të qëndrojë në garë për Kupën e Botës më vonë këtë vit.

Për mbrojtësin brazilian po interesohen Valladolidi dhe Real Mallorca, por ende nuk është e qartë se ku do të rreshtohet ai. /Zeri.info