Man Utd në kontakt të drejtpërdrejtë me Barçën për De Jongun

Man Utd në kontakt të drejtpërdrejtë me Barçën për De Jongun

Sport June 22, 2022 - 09:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë për Frenkie de Jongun.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i njoohur Italian dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Bisedimet po avancojnë pasi Ten Hag kërkon një mesfushor të ri në ekipin e tij të ri.

Romano shton senende nuk ka marrëveshje për tarifën, pasi Barça i tha “Djajve të Kuq” se nuk do ta shesin holandezin për më pak se 86 milionë €.

Barcelona kërkon tarifë të plotë të garantuar, edhe për shkak të rregullave të La Ligës për të riinvestuar para. /Zeri.info.