Llapi akomodohet ne Ohër, nis stërvitjet për garat evropiane

Llapi akomodohet ne Ohër, nis stërvitjet për garat evropiane

Sport June 21, 2022 - 23:16
Lajmet e Fundit nga Sporti

Skuadra e Llapit është zhvendosur sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe është akomoduar në Hotel Park Golden, teksa pasdite ka zbritur në fushë për të zhvilluar seancën e parë stërvitore.

“Seanca e sotme stërvitore nuk ishte me ngarkesa të mëdha, pasi që ekipi vinte nga udhëtimi, teksa nesër është planifikuar një seancë stërvitore në mëngjes kurse pasdite ekipi do ta zhvilloj ndeshjen e parë testuese ndaj kampionit të Superligës, Ballkanit.

Ndeshja ndaj Ballkanit do të zhvillohet në Ohër dhe do të nis nga ora 18:00”, thuhet në njoftimin e FC Llapit.