
Mbappe kurrë nuk ka dashur të largohet nga PSG, thotë presidenti i klubit, Al-Khelaifi
Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka këmbëngulur se Kylian Mbappe kurrë nuk donte të largohej nga klubi i Ligue 1 – edhe pse ai kërkoi t'i bashkohej Real Madridit verën e kaluar.
Mbappe ishte gjithashtu afër kalimit në “Santiago Bernabeu” në një transferim të lirë këtë verë përpara se të nënshkruante një zgjatje të re me PSG-n.
Vendimi shkaktoi bujë në Spanjë, me shefin e La Ligës, Javier Tebas, madje që paraqiti një ankesë zyrtare në UEFA për marrëveshjen e re të sulmuesit.
“Kam refuzuar 180 milionë euro verën e kaluar nga Real Madridi për Mbappe sepse e dija që Kylian donte të qëndronte në PSG”, tha ai për “Marca”.
“E njoh shumë mirë, e di se çfarë duan ai dhe familja e tij dhe nuk lëvizin për para. Ai ka zgjedhur të luajë këtu për qytetin e tij”.
Al-Khelaifi gjithashtu iu referua Tebas, i cili e quajti vendimin e Mbappes "një fyerje për futbollin".
“Atë që bëjmë, e bëjmë sepse e dimë se mundemi. Nuk është stili ynë të flasim për liga, klube apo federata të tjera”, shtoi ai.
"Ne nuk po japim mësime dhe nuk do të lejojmë askënd të na japë mësime. Çdo vit është i njëjtë. Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë projektin tone”, ka thënë i pari i klubit francez. /Zeri.info