"Ne kurrë s’folëm me Zidanen", presidenti i PSG-së mohon se klubi ka dashur që trajneri francez të zëvendësojë Pochettinon

Sport June 21, 2022 - 22:07
Lajmet e Fundit nga Sporti

Presidenti i Paris Saint-Germainit, Nasser Al-Khelaifi ka mohuar raportimet se Zinedine Zidane do të zëvendësojë Pochettinon si trajneri i PSG-së, shkruan Zeri.info.

Duke folur për “Le Parisien”, Al-Khelaifi këmbëngul se Zidane nuk ishte kurrë në planet e tij.

“Unë do t'ju them një gjë: ne kurrë nuk kemi folur me të, as drejtpërdrejt dhe as indirekt”, tha presidenti i klubit për Le Parisien.

"Shumë klube janë të interesuara për të, edhe ekipet kombëtare, por ne nuk kemi diskutuar kurrë me të. Ne kemi zgjedhur një trajner që do të jetë më i miri për atë që duam të vendosim."

Kohët e fundit, trajneri i Nices, Galtier është raportuar se do të jetë trajner i klubit parisien.

Këtë gjë e konfirmoi po ashtu vet i pari i klubit francez.

“Ne po diskutojmë me Nice, nuk është sekret”, tha Al-Khelaifi.

"Shpresoj se do të gjejmë një marrëveshje shpejt, por unë respektoj Nice dhe presidentin [Jean-Pierre] Rivere, të gjithë mbrojnë interesat e tyre.”, ka thënë Al-Khelaifi. /Zeri.info