
Zyrtare: Ranocchia largohet nga Interi
Sport
June 21, 2022 - 20:48
Lajmet e fundit nga Sporti
Andrea Ranocchia është larguar nga Interi në drejtim të Monzas.
Lajmin e konfirmoi vetë klubi i Monzas, përmes një njoftimi në rrjetet sociale,
Futbollistit i skadoi kontrata këtë verë me “Zikaltrit”, duke u transferuar si lojtar i lirë.
Ranocchia u transferua tek Interi në vitin 2011 dhe që prej atëherë ai është huazuar disa herë nëpër skuadra të ndryshme.