Këto janë klubet e licensuara për garat evropiane 

Këto janë klubet e licensuara për garat evropiane 

Sport May 25, 2022 - 11:36
Lajmet e Fundit nga Sporti

Federata e Futbollit e Kosovës, përkatësisht, Komisioni i Shkallës së Parë për Licensimin e Klubeve për garat e UEFA-s pas shqyrtimit të dokumentacionit të klubeve aplikuese për licensim, në bazë të kritereve të plotësuara ka marrë vendim për licensimin e këtyre klubeve të Superligës së meshkujve, për garat e UEFA-s për edicionin 2022/23:

KF Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Llapi

Ndërkaq nga Liga e Parë e femrave për licensë kanë aplikuar KFF Ep-Com dhe KFF Mitrovica. KFF Mitrovica është licensuar, kurse aplikimi i KFF Ep- Com është refuzuar nga Komisioni i Shkallës së Parë, ndërsa pas ankesës së këtij klubi, Komisioni i Shkallës së Dytë ka vendosur që edhe KFF Ep-Com të licencohet.

Për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve të kërkuara nga Superliga e meshkujve nuk janë licensuar FC Prishtina, KF Dukagjini, FC Malisheva dhe KF Drenica.

Klubet e palicensuara kanë afat ankese sipas rregullores së UEFA-s për licensimin e klubeve për garat evropiane. /Zeri.info