Arrestohet Ballisti

Arrestohet Ballisti

Sport May 25, 2022 - 11:12
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot (e mërkurë) është arrestuar tifozi më i njohur shqiptar, Ismail Berisha, i njohur si Ballisti.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur në faqen zyrtare të tij në “Facebook”.

“Ballisti” u arrestua në pikën kufitare në Kukës.

Tifozi që u bë i njohur pasi e lëshoi dronin me flamurin e Shqipërisë Etnike në Beograd, nga ajo kohë ka pasur probleme me ligjin.

Në anën tjetër, lirimin e tij e ka kërkuar kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetet sociale. /Zeri.info