Princi shqiptar Leka II me reagim të ashpër ndaj tifozëve të Feyenoordit

Princi shqiptar Leka II me reagim të ashpër ndaj tifozëve të Feyenoordit

Sport May 25, 2022 - 10:57
Lajmet e Fundit nga Sporti

Feyenoordi dhe Roma do të luajnë mbrëmjen e së mërkurës (sot) në Tiranë finalen e Ligës së Konferencës.

Në qytet,m mbështetësit u përleshën me policinë të martën.

Sipas autoriteteve shqiptare, gjashtëdhjetë tifozë futbolli u arrestuan, mes të cilëve 12 holandezë. Pjesa tjetër ishin italiane. Dhjetë policë u plagosën dhe një makinë policie u dëmtua.

Sipas raportit të policisë, të paktën 200 tifozë të Feyenoordit janë përfshirë në një përleshje me organet e rendit.

Kjo ishte pranë stadiumit “Air Albania”, aty ku do të luajnë Roma dhe Feyenoordi në mbrëmjen e së mërkurës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Princ Leka II deklaroi për ANP-në se kombinimi i birrës dhe presionit të bashkëmoshatarëve ndikoi te mbështetësit e rinj.

“Shumica prej tyre ndoshta thjesht po kalojnë mirë, por policët shqiptarë janë dërguar në spital”.

“Kjo është e re për Shqipërinë. Kemi vetëm turma të zhurmshme në demonstratat politike. Këtu futbolli është normalisht një çështje familjare”, ka deklaruar ai.