Arijanit Fazlija nënshkruan për Bayer Leverkusenin

Arijanit Fazlija nënshkruan për Bayer Leverkusenin

Sport May 25, 2022 - 08:36
Lajmet e Fundit nga Sporti

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen.

Djaloshi i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17.

Me një shtatë të lartë për moshën që ka, ai vërehet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë.

Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr  vëmendjen e klubeve të njohura gjermane.

Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman Bayer Leverkusen.

Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të ngjitet në grupmoshat më lartë, pasi synimi i madh i tij është Kosova A.

Image