Një polic mbetet i lënduar pas përleshjeve me tifozët holandezë

Një polic mbetet i lënduar pas përleshjeve me tifozët holandezë

Sport May 24, 2022 - 22:08
Lajmet e Fundit nga Sporti

Tifozët e klubit holandez të Feyenoordit duket se nuk janë të qetë dhe tashmë, abcnews raporton se ata janë mbledhur në një grup prej 200 vetash duke u përplasur me policinë shqiptare.

Bëhet me dije se në rrugën “ Mustafa Matohiti” janë mbledhur këta tifozë, ku të cilët janë përplasur me policinë dhe njëri prej uniformave blu ka mbetur i lënduar.

Policia i ndaloi duke i kthyer mbrapa pasi ata ishin nisur për në stadiumin “Air Albania”, aty ku ndodheshin tifozët e Romës. /abcnews.al