
Prishtina fiton në udhëtim kundër Llapit, Drita e mbyll sezonin me fitore të thellë ndaj Ulpianës
Sport
May 22, 2022 - 17:05
Lajmet e Fundit nga Sporti
Skuadra e Prishtinës i ka shpëtuar barazhit duke e mbyllur sezonin me fitore.
Kryeqytetasit kanë fituar me rezultatin 1:2, në udhëtim kundër Llapit.
Me tri pikët e fituara në Podujevë, Prishtina ka shkuar në kuotën e 51 pikëve dhe në pozitën e pestë në tabelë.
Mankenda shënoi të dy golat në fitoren e Prishtinës, kurse Valmir Veliu shënonte golin e parë të ndeshjes për epërsinë e Llapit.
Drita në anën tjetër e ka mbyllur sezonin me një goleadë ndaj Ulpianës, duke fituar me rezultatin 5:0.
Ulpiana sezonin tjetër luan në Ligën e Parë.