Rilindja 1974 dhe Vjosa sigurojnë promovimin në Ligën e Parë

Rilindja 1974 dhe Vjosa sigurojnë promovimin në Ligën e Parë

Sport May 21, 2022 - 19:19
Lajmet e Fundit nga Sporti

Skuadrat nga Shtimja dhe Peja do të luajnë në Ligën e Parë sezonin tjetër.

Tashmë janë mësuar edhe dy skuadrat të cilat kanë siguruar promovimin në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Një javë para përfundimit të kampionatit, Rilindja 1974 dhe Vjosa kanë siguruar matematikisht ngjitjen në ligën e dytë më të fortë në Kosovë.

Të dy skuadrat kishin paraqitje të mira këtë sezon, kështu duke i “blinduar” dy pozitat e para në tabelë.

Vjosa sot ka shënuar fitore 3-0 ndaj Bashkimit, ndërsa Rilindja 1974 ka mposhtur Beharin 0-1.

Dy skuadrat nga Shtimja dhe Peja do të zënë vendin e Besës dhe Vitisë, të cilat kanë rënë në Ligën e Dytë të Kosovës.