Dardanët U19 në finale të turneut “Roma Caput Mundi”

Dardanët U19 në finale të turneut “Roma Caput Mundi”

Sport May 19, 2022 - 15:43
Lajmet e Fundit nga Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e ka siguruar pjesëmarrjen në finale të turneut “Roma Caput Mundi”, që po zhvillohet në kryeqytetin italian.

Të përzgjedhurit e Ramiz Krasniqit në ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup e kanë mundur Greqinë, pas penalltive 3:1, pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:0.

Para kësaj ndeshjeje Kosova kishte fituar ndaj Italisë LND (2:1) dhe kundër Abbruzzos pas penalltive 5:4 (0:0).

Në finale Dardanët U19 do të ballafaqohen me Lazion, ndeshje e cila do të zhvillohet nesër në orën 10:30. Kosova është kampione në fuqi e këtij turneu. /Zeri.info