Tri klube të njohura, të interesuara për Depayn

Tri klube të njohura, të interesuara për Depayn

Sport May 19, 2022 - 15:38
Lajmet e Fundit nga Sporti

Arsenali është duke u interesuar për situatën e Memphis Depayt te Barcelona, shkruan Zeri.info.

“Tropçinjtë” janë në kërkim të një zëvendësuesi për Alexandre Lacazette dhe Eddie Nketiah, kontratat e të cilëve do të skadojnë këtë verë.

Në rastin e Depay, megjithatë, ata mund të përballen me konkurrencë nga Newcastle dhe Everton, të cilët raportohet se janë të dy të interesuar.

Holandezi ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona për këtë sezon, ku ka regjistruar 12 gola dhe ka dhuruar. /Zeri.info