Dybala arrin marrëveshje me Interin

Dybala arrin marrëveshje me Interin

Sport May 19, 2022 - 14:46
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sulmuesi argjentinas, Paulo Dybala, me lot në sy tashmë e ka dhënë edhe lamtumirën në Juventus përpara tifozëve të tij, shkruan Zeri.info.

Përpara se të largohet përfundimisht, ai në fundjavë do ta zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e “Zonjës së Vjetë” dhe më pas do të jetë i lirë ta zgjedhë ekipin e ri.

Por, duke se sulmuesi tashmë e ka zgjedhur klubin e ri.

Kjo, sipas mediumit Italian “Corriere della Sera” argjentinasi ka arritur marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Interit.

Sipas mediumit të lartëpërmendur, palët e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një kontratë katërvjeçare.

Ndërkohë, Dybala ishte pjesë e Juves që nga viti 2015, ku prej asaj periudhe deri më tani ai ka arritur të regjistrojë 81 gola në 206 paraqitje. /Zeri.info