
Barça, e gatshme ta shesë Depayn
Sport
May 19, 2022 - 12:14
Lajmet e Fundit nga Sporti
Sulmuesi i Barcelonës, Memphis Depay, mund të largohet nga “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Zeri.info.
Siç bën të ditur “Mundo Deportivo”, klubi është i gatshëm ta lërë të shkojë këtë verë për të gjeneruar kapital.
Klubi është i kënaqur me 28-vjeçarin, por ata mund të kërkojnë të shesin atë.
Holandezi ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Vlen të theksohet se Depay është golashënuesi më i mirë te Barcelona për këtë sezon, ku ka regjistruar 12 gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Zeri.info