Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale, siguron medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit

Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale, siguron medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Boksit

Sport May 18, 2022 - 19:05
Lajmet e fundit nga Sporti

Donjeta Sadiku është ndalur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Boksierja jonë u mund nga amerikania, Rashida Ellis, kategoria -60 kg.

Sadiku ka arritur sukses të jashtëzakonshëm në Botëror, pasi me tri fitore të shënuara, kishte  siguruar medaljen e bronztë të botës, suksesi më i madh në histori të boksit kosovar. /Zeri.info