Detajet për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Detajet për finalen e Kupës së Kosovës mes Dritës dhe Llapit

Sport May 18, 2022 - 14:41
Lajmet e Fundit nga Sporti

Finalja e Kupës së Kosovës i ka vë përballë Dritën dhe Llapin, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan Zeri.info.

Takimi do të luhet më 26 maj me fillim nga ora 20:00.

Tashmë edhe është tërhequr shorti se cila skuadër do të cilësohet si vendase dhe cila pjesë e tribunave iu takojnë tifozëve.

Kështu “Legjendat” do të jenë në sektorin Jug ndërsa ata të Dritës “Intelektualët” në Veri.

Sot më datë 18.05.2022 në selinë e FFK-së, në praninë e përfaqësuesve të FFK-së dhe përfaqësuesve të klubeve të Dritës dhe Llapit është bërë tërheqja e shortit ku është përcaktuar ekipi vendas, Drita, e ekipi mysafir Llapi. Sipas shortit, tifozëve tanë “Legjendave” u takon tribuna në sektorin Jug, kapaciteti i së cilës është 2613 tifozë.

“Finalja e Kupës së Kosovës, Drita – Llapi zhvillohet më 26 maj nga ora 20:00 në Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e KF Llapit. /Zeri.info