Man City po përgatit një lëvizje për Cucurellan

Man City po përgatit një lëvizje për Cucurellan

Sport May 18, 2022 - 09:17
Lajmet e Fundit nga Sporti

Manchester City po përgatitet të bëjë një lëvizje prej 30 milionë funteve për të nënshkruar me mbrojtësin e Brightonit, Marc Cucurella, raporton “Daily Mail”, përcjell Zeri.info.

Pep Guardiola tha javën e kaluar se dëshiron të shtojë lojtarë “të uritur” për pozitën e mbrojtjes.

Për këtë, trajneri spanjoll po e sheh Cucurellan si një lojtar që mund të zgjidhë problemin në atë pozitë, me yllin spanjoll që fiton posedimin e topit më shumë se çdo lojtar tjetër në Premier Ligë.

Cucurella iu bashkua Brightonit verën e kaluar nga Getafe dhe ka bërë 34 paraqitje në ligë, duke shënuar një herë dhe duke dhënë një asistim.

Ndërkohë, kujtojmë se, City tashmë ka bërë një lëvizje të madhe këtë muaj, pasi nënshkroi me Erling Haalandin nga Borussia Dortmund. /Zeri.info