Zyrtare: Arbër Zeneli rinovon kontratën me Reimsin

Zyrtare: Arbër Zeneli rinovon kontratën me Reimsin

Sport May 17, 2022 - 19:26
Lajmet e Fundit nga Sporti

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli ka arritur marrëveshje për të rinovuar kontratën me klubin, Stade de Reims, shkruan Zeri.info.

Kështu ka konfirmuar vet klubi francez nëpërmjet faqes zyrtare në “Twitter” duke publikuar një video afër dy minutëshe teksa njoftuar rinovimin e kontratës.

Zeneli me kontratën e re do të mbetet pjesë e klubit francez deri në verën e vitit 2025.

27-vjeçari iu bashkua Reimsit në vitin 2019 duke u larguar nga Heerenveeni.

Në këtë sezon, sulmuesi dardan në tetë paraqitje me fanellën e Reimsit ka shënuar dy gola dhe ka asistuar tri here në Ligue 1. /Zeri.info