FC Prishtina dhe sponsori i tyre dhurojnë fanella për nxënësit e Shkollës Fillore “Dardania” në kryeqytet

FC Prishtina dhe sponsori i tyre dhurojnë fanella për nxënësit e Shkollës Fillore “Dardania” në kryeqytet

Sport May 17, 2022 - 18:12
Lajmet e Fundit nga Sporti

FC Prishtina dhe NLB Banka, një nga sponsorët e klubit, kanë dhuruar fanella sportive për fëmijët e klasës së VI-të në SHFMU “Dardania” në Prishtinë, njofton faqja zyrtare e klubit, percjell Zeri.info.

Përfaqësuesja e klubit, Shkenca Goçi, futbollistët e skuadrës së parë: Lorik Boshnjaku, Besnik Krasniqi, Gauthier Mankenda, Albin Prapashtica dhe Samuel Mone të shoqëruar edhe me disa lojtarë nga ekipi i juniorëve i gëzuan fëmijët me dhurata nën praninë e përfaqësueseve të NLB Bankës, Iliriana Nreca dhe Alma Topalli.

Image

Takimi i fëmijëve me idolët e tyre futbollistë ishte shumë emocionues.

Sporti na bashkon të gjithëve dhe është i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor andaj FC Prishtina do të qëndrojë gjithmonë pranë fëmijëve. /Zeri.info

Image
Image