Merr fund aventura e “Bad News Eagles” në PGL, mposhten edhe në “Mirage” nga “Imperial”

Merr fund aventura e “Bad News Eagles” në PGL, mposhten edhe në “Mirage” nga “Imperial”

Sport May 15, 2022 - 20:08
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ka përfunduar rrugëtimi historik për ekipin Bad News Eagles në turneun më të madh të CS:GO, i cili po mbahet në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Bad News Eagles është mposhtur nga Imperial në ndeshjen eliminuese, me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa.

Pas tri ndeshjeve të humbura nga ekipe të ndryshme, më në fund ka përfunduar rrugëtimi i ekipit shqiptar në turneun e CS:GO, PGL Antwerp Major.

Edhe pse nuk arritën që të kalojnë në fazën tjetër të Top 8 ekipeve më të mira, ekipi i bNe ka treguar se mund të përballet me ekipet më të mira të botës, duke na bërë krenarë me suksesin e tyre historik.

Ndeshjet e tyre në fazën ‘Legends Stage’ nuk ishin aspak të lehta, pasi u takuan me ekipin numër një të botës FaZe, me ekipin danez Copenhagen Flames, dhe me legjendat nga Brazili Imperial.

Pas këtij suksesi të arritur në turneun PGL Antwerp Major, ekipi bNe do të marrë ftesë direkte për në turneun kualifikues të turneut Major të radhës.

Bad News Eagles përfundoj turneun PGL Antwerp Major në vendin e 15 –të, dhe mori me vete çmimin prej 8.500 dollarë.