Mbyllen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të në Superligë, këto janë rezultatet

Mbyllen të gjitha përballjet e xhiros së 35-të në Superligë, këto janë rezultatet

Sport May 15, 2022 - 17:05
Lajmet e Fundit nga Sporti

Sot (e diel) janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së 35-të dhe të parafundit për këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Derbin e vjetër të futbollit kosovar e ka fituar Drita me rezultat 0:1 kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Malisheva ka marrë fitoren 3:4 në udhëtim te Gjilani, njëjtë siç bëri edhe Dukagjini që fitoi 3:2 kundër Llapit në Klinë.

Fitore ka arkëtuar edhe Drenica që në shtëpi e mposhti kampionin, Ballkanin me rezultat 3:1.

Këto janë rezulatet e arritura sot:

Prishtina 0:1 Drita

Drenica 3:1 Ballkani

Gjilani 3:4 Malisheva

Dukagjini 3:2 Llapi

Ulpiana 6:2 Feronikeli.