Marigona Hill Prishtina, kampion i Kosovës për U16
Sport
May 15, 2022 - 15:28
Lajmet e Fundit nga Sporti
Marigona Hill Prishtina ka arritur tjetër sukses me gjeneratat e reja. Pasi fitoi titullin në Superligën U18, sot ka fituar në Superligën U16 në konkurrencën e meshkujve.
Prishtinasit në ndeshjen e dytë finale të “Play-off”-it kanë mundur Pejën me rezultat 54:61. Në ndeshjen e parë kishin fituar 90:47.
Marigona Hill në gjysmëfinale kishte eliminuar Prishtinën e Re, ndërsa e përfundoi edicionin pa asnjë humbje të pësuar, si në garat e rregullta, po ashtu edhe në gjysmëfinale e finale të “Play-off”-it.
Medaljet i kanë ndarë Dardan Kasapolli, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Adriatik Rraci, Menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, ndërsa Kupën skuadrës fituese ia dorëzoi Kasapolli. /Zeri.info