Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi, Drenica – Ballkani, Gjilani – Malisheva dhe Ulpiana - Feronikeli

Formacionet zyrtare: Dukagjini – Llapi, Drenica – Ballkani, Gjilani – Malisheva dhe Ulpiana - Feronikeli

Sport May 15, 2022 - 14:24
Lajmet e Fundit nga Sporti

Janë publikuar formacionet zyrtare të katër nga pesë ndeshjet që janë në progtam për t’u zhvilluar sot (e diele), në kuadër të xhiros së 35-të apo e parafundit në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zeri.info.

Tanimë kampioni dhe skuadrat që do të shkojnë në Evropë dihen, si dhe dy ekipet që kanë rënë direkt nga kategoria.

Por lufta e madhe në këtë dy xhiro po zhvillohet për pozitën e tetë, pozitë që i lë skuadrat në barazh.

Drenica, Malisheva, Dukagjini dhe Prishtina janë skuadrat që po luftojnë për t’iu shmangur pozitës së tetë në tabelë.

Dukagjini do ta zhvillojë njërën nga duelet më të rëndësishme, pasi në Klinë pret Llapin që tanimë nuk ka objektiva pasi ka siguruar Evropën dhe nuk mund të shkoj më lartë se pozita e katërt.

Drenica e pret kampionin e ri të Superligës, Ballkanin, që do të zhvillohet në Skenderaj.

Ndërkohë nxehtë pritet të jetë edhe përballja Gjilani – Malisheva, me vendasit që kërkojnë pikët për ta siguruar vendin e dytë, derisa mysafirët pikët për t’i ikur fundit.

Dhe Ulpiana me Feronikelin do të përballen në Lipjan dy skuadrat e rëna tanimë nga elita e futbollit kosovar.

Katër ndeshjet fillojnë nga ora 15:00, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Dukagjini:

Llapi:

Drenica: pas pak

Ballkani:

Dhe

Gjilani:

Malisheva:

Ulpiana: pas pak

Feronikeli: pas pak

/Zeri.info