Hendboll: Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat

Hendboll: Nesër zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat

Sport May 13, 2022 - 10:27
Lajmet e fundit nga Sporti

Me turneun final të Kupës përfundon edicioni 2021/2022 i garave në hendbollin kosovar te seniorët.

Turneu final i Kupës së Republikës së Kosovës zhvillohet në qytetin e hendbollit – Ferizaj. Pritet një mbyllje spektakolare e edicionit garues, ndërsa edhe interesimi i shikuesve pritet të jetë i madh.

Të shtunën janë ndeshjet gjysmëfinale në të dy konkurrencat. Fillimisht prej orës 14:00 e 16:00 takohen skuadrat e hendbollisteve. Terminet prej orës 18:00 dhe 20:00 janë të rezervuar për hendbollistët.

Të gjitha tetë skuadrat kanë pretendime për t’u paraqitur në finalet që zhvillohen të dielën prej orës 17:30 dhe prej orës 20:00.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në palestrën “Bill Clinton”, ndërsa hendbolli i bukur dhe ndeshjet dramatike e me rivalitet nuk do të mungojnë. /Zeri.info