
Conte do të vendosë për të ardhmen e tij në fund të sezonit
Sport
May 13, 2022 - 09:57
Lajmet e fundit nga Sporti
Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, do të vendosë për të ardhmen e tij në klubin anglez në fund të sezonit aktual, shkruan Zeri.info.
Siç bën të ditur gazetari dhe eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, Conte do të takohet me drejtorin sportiv, Levyni në fund të sezonin dhe do të vendosë për të ardhmen e tij.
Besohet se “Spurs” nuk mund të humbasë Conten në fund të sezonit, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me garën e Ligës së Kampionëve.
Conte mori drejtimin e Tottenhamit pasi u largua nga Interi më dy nëntor 2021 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2023. /Zeri.info