Për rinovimin e kontratës, Guardiola: Nëse e zgjas kontratën, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm

Për rinovimin e kontratës, Guardiola: Nëse e zgjas kontratën, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm

Sport May 13, 2022 - 08:28
Lajmet e fundit nga Sporti

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur në lidhje me rinovimin e kontratës së tij me klubin, shkruan Zeri.info.

Sipas raportimeve të fundit në mediat angleze, trajneri katalanas ishte shumë pranë rinovimit të kontratës me Man Cityn.

Në lidhje me këtë ka folur vetë Guardiola, i cili ka thënë se nëse ndodh rinovimi, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm.

“Nëse e zgjas kontratën, do të jetë në fund të sezonit të ardhshëm”, tha ai për “Sky Sports”.

Trajneri ka kontratë të vlefshme me “Qytetarët” deri në qershor të vitit të ardhshëm. /Zeri.info