Ahmeti: Një njeri si Ademi që rri kokulur në gjykatë, nuk duhet ta udhëheqë FFK-në

Ahmeti: Një njeri si Ademi që rri kokulur në gjykatë, nuk duhet ta udhëheqë FFK-në

Sport May 12, 2022 - 21:29

Arianit Ahmeti, ish-zëvendës sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës ka paraqitur një foto të Agim Ademit, kryetarit të FFK-së në Gjykatë.

Ai ka thënë se një njeri i tillë, i cili akuzohet nuk është i duhuri për ta udhëhequr FFK-në.

“Futbolldashës, ju investitorë në futbollin tonë, shikoni kush po e udhëheq futbollin tonë! Agim Ademi kokë ulur në Gjykatë! Agim Ademi i zgjedhur kryetar ditë më parë në mënyrë të kundërligjshme, anti-statutare, sot qëndron me kokulur në gjykatë. Si mundet ky njeri të qëndroj kryetar i FFK-së, i futbollistëve idol të fëmijëve të Kosovës, i investitorëve të ndershëm të futbolli tone”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai më tej ka thënë se Ademi në gjykatë rri me kokë ulur, kurse në federatë largon njerëzit meritorë e profesionist.

“Është për befasi se si klubet po heshtin duke e ditur se ato mund të jenë viktimat e tij në të ardhmen. Pyetje për Agim Ademin: Çka po kërkon në Gjykatë kur në TV ke prezantuar "vërtetim" që nuk je nën hetime?

A mban përgjegjësi për deklarata dhe për punën e tij në FFK ky njeri?!

Degradimi i FFK-së duhet të ndalet!”, ka shtuar ai më tej. /Zëri