Juventusi zyrtarizon Vllahoviqin

Juventusi zyrtarizon Vllahoviqin

Sport January 28, 2022 - 20:30
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Juventusi e ka transferuar sulmuesin Dushan Vllahoviq nga rivali i Serie A, Fiorentina, për 70 milionë euro, plus rreth 10-të të tjera bonuse.

Vllahoviq ishte i monitoruar nga një numër i madh i skuadrave të Premier Leagues, përfshirë edhe Arsenalin.

Por, ai vendosi të transferohej në Torino në ditëlindjen e tij të 22-të. Nënshkroi kontratë katërvjeçare për gjigantin italian.

Sulmuesi ka shënuar 20-të gola në të gjitha garat për Fiorentinën këtë edicion, përfshirë katër në kualifikimet për Kupën e Botës.

Kontrata e serbit te Fiorentina skadonte në fund të edicionit 2022/23.

Në të kaluarën, nga Fiorentina, Juventusi kishte transferuar edhe Roberto Baggion, Giorgio Chiellinin, Federico Bernardeschin dhe në verën e vitit të kaluar, edhe Federico Chiesan.