Driton Kukës s’i mjafton vendi i parë, kërkon më shumë pikë për xhudon në kategorizim

Driton Kukës s’i mjafton vendi i parë, kërkon më shumë pikë për xhudon në kategorizim

Sport January 28, 2022 - 18:33
Lajmet e Fundit nga Sporti

Trajneri i mirënjohur i Kombëtares se Kosovës në xhudo, Driton Kuka duket se nuk është kënaqur shumë nga vlerësimi që sot ka postuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në kategorizimin e sporteve në Kosovë, xhudo e ka zënë vendin e parë me 83.35 pikë.

Pavarësisht se atij i ka pëlqyer vendi i parë në këtë kategorizim ai ka pas një “por…” pas tij, duke pasur kritika për KOKun.

“Xhudo Sporti nr 1 në Kosovë! Por … Me pikët e grumbulluara sivjet xhudo më pak pikë  se vitin e kaluar! Po edhe keni të  drejtë se dy medalje të Arta Olimpike s’mjaftojnë m’u rrit numri i pikëve! Kritere të stërvjetëruara të Kategorizimit, e xhudos keni pas drejtë me ja ul pikët!”, kanë shkruar ai në një postim në facebook.

Në fakt KOK ka rekomanduar 100 pikë për xhudon sot në mëngjes por që këtë duhet ta aprovojë edhe Bordi i KOK-it.

Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka bërë kategorizimin e sporteve për vitin e ri 2022.

Gjashtë federata kanë hyrë në kategorinë A. Bëhet fjalë për xhudon, volejbollin, karatenë, hendbollin, basketbollin dhe futbollin, shkruan Gazeta Express.

Xhudo është rekomanduar nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për t’u vlerësuar me maksimumin e pikëve (100).

Në kategorinë B hyjnë nëntë federata, që përfshijnë boksin, mundjen, sportin shkollor, atletikën, skitarinë, pingpongun, notin, gjimnastikën dhe tenisin.

16 federata ndodhen në kategorinë C, ndërsa shtatë në kategorinë D.