“Oj Kosovo”, Novak Gjokoviq shpërthen në këngë nacionaliste serbe

“Oj Kosovo”, Novak Gjokoviq shpërthen në këngë nacionaliste serbe

Sport January 28, 2022 - 15:28
Lajmet e Fundit nga Sporti

Novak Gjokoviq ka shpërthyer me këngën nacionaliste serbe, e cila i kushtohet Kosovës.

Tenisti i njohur serb ka qenë mysafir në Budvë, me ftesë të kryetarit të Komunës së këtij qyteti, ku pritet ta marrë titullin “Qytetar Nderi”.

E derisa të pranishmit në darkë e nisën këngën nacionaliste dhe patriotike serbe “Oj Kosovo”, Gjokoviq u ngazëllye dhe u emocionua tej mase.

Tenisti serb, i cili së fundmi u dëbua nga Australia pasi nuk dha fakte se është vaksinuar ose se është i liruar për të mos e marrë vaksinën anti-Covid, njihet si nacionalist i madh serb.

Ai shihet në video duke e valëvitur faculetën dhe duke duartrokitur, teksa e shijon këngën nacionaliste.