Muriqi fluturon drejt Spanjës, sot pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore

Muriqi fluturon drejt Spanjës, sot pritet t’u nënshtrohet testeve mjekësore

Sport January 27, 2022 - 18:45
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka pranuar një ofertë nga Mallorca e Spanjës dhe pritet të fluturojë në gadishullin iberik ditën e sotme për të kryer testet mjekësore.

Gazeta spanjolle “Diario de Mallorca” deklaron se Muriqi do të transferohet nga Lazio në skuadrën e re në formën e huazimit, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit.

Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për 26 vjeçarin, të rikthehet në gjendjen që ishte tek Fenerbahçe, ku dhe cilësohej një nga sulmuesit më të mirë të Superligës së Turqisë.