Egjipti në çerekfinale të Kupës së Afrikës, Salah vendimtar

Egjipti në çerekfinale të Kupës së Afrikës, Salah vendimtar

Sport January 26, 2022 - 21:00
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Bregu i Fildishtë dhe Egjipti u përballën mes tyre në Kupën e Kombeve të Afrikës, sfidë e cila për 120 minuta nuk solli asnjë gol, por “ruleta ruse” nxori fitues faraonët që kaluan edhe në fazën çerekfinale.

Një ndeshje e fortë kjo mes dy kombëtareve të cilat provuan të shënonin por pa mundur të dërgonin topin në fundin e rrjetës në minutat e rregullta, edhe shtesa prej 30 minutash nuk solli ndryshim të shifrave me rrjetat respective që mbetën të paprekura.

Duheshin penalltitë për të vendosur edhe fituesin e kësaj sfidë, ku lojtarët e Egjiptit u treguan më të saktë ndërsa Mohamed Salah shënoi penalltinë vendimtare për kombëtaren e tij.

Egjipti fitoi 5-4 me penallti për t’u kualfikuar në çerekfinale.