Januzaj vendos përfundimisht për të ardhmen

Januzaj vendos përfundimisht për të ardhmen

Sport January 26, 2022 - 18:36
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Adnan Januzaj do të vazhdojë ta veshë fanellën e Real Socidad në La Liga.

Lajmi është konfirmuar nga ‘El Chiringuito TV’.

Sipas JUGONES, Januzaj ka pranuar të rinovojë kontratën me Sociedadin deri më 2025, përkundër interesimit të disa klubeve në Premierligë, por edhe La Liga – u spekulua për një interesim të Barcelonës.

26-vjeçari është pjesë e Sociedad që nga viti 2017, kur u ble nga Manchester United, pas dy viteve huazimi, fillimisht te Borussia Dortmund e më pas te Sunderland.

Ai deri më tani ka bërë 153 paraqitje me Sociedadin, ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar shumë asiste.