Mediumi kinez shkruan për Kiana Kryeziun, e paraqet Kosovën si shtet

Mediumi kinez shkruan për Kiana Kryeziun, e paraqet Kosovën si shtet

Sport January 26, 2022 - 14:20
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Skiatorja kosovare, Kiana Kryeziu, do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore ‘Pekini 2022’.

Mediumi kinez ‘China Daily’ ka bërë një shkrim për Kryeziun.

Në shkrimin për Kryeziun, ‘China Daily’ e ka paraqitur Kosovën si shtet.

E përditshmja që është e shkruar në gjuhën angleze, është pronë e Departamentit të Publicitetit në Partinë Komuniste të Kines, ndërsa burim i këtij shkrimi ka qenë “Associated Press”.

Kryeziu konsiderohet ndër skiatoret më të suksesshme kosovare. /Zeri.info