Arrestohet personi i dyshuar për tritolin te shtëpia e kreut të FSHF-së, Armand Duka

Arrestohet personi i dyshuar për tritolin te shtëpia e kreut të FSHF-së, Armand Duka

Sport January 25, 2022 - 23:03
Lajmet e Fundit nga Sporti

Është arrestuar autori i dyshuar që ka vendosur tritolin në shtëpinë e Armand Dukës, presidentit të FSHF.

Policia ka vendosur në pranga shtetasin Arlen Hasanaj, në moshën 34-vjeçare dhe që banon në Durrës, njoftojnë mediat shqiptare.

Mësohet se ai nuk është një person me precedent të mëparshëm penal.

Një ditë më parë rreth orës 22:20 ndodhi një shpërthim i fortë në oborrin e banesës së Dukës.

Brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortja dhe djali i Dukës, ndërkohë ky i fundit shkoi në banesë vetëm pasi mori vesh për ngjarjen.