Dy basketbollistë të KB Prishtinës marrin nënshtetësinë e Kosovës

Dy basketbollistë të KB Prishtinës marrin nënshtetësinë e Kosovës

Sport January 25, 2022 - 20:05
Lajmet e Fundit nga Sporti

Klubi i basketbollit, Sigal Prishtina ka njoftuar se dy basketbollistët e tyre kanë marrë nënshtetësinë e Kosovës, shkruan Zeri.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare në “Facebook”.

Basketbollistët shqiptarë, Jetmir Zeriqi dhe Jan Palokaj tashmë janë bërë edhe zyrtarisht kosovarë pasi paraprakisht kishin nënshtetësi të Maqedonisë së Veriut, respektivisht të Kroacisë.

Për këtë, klubi i ka bërë si dhuratë një torte, ku janë përfshirë flamujt e të tria shteteve.

Gjithashtu, klubi uron që në të ardhmen të ftohen edhe ata në ekipin kombëtar të Kosovës.

Postimi i plotë i klubit:

Momente nga festa e natyralizimit të dy lojtarëve të Sigal Prishtinës, Jetmir Zeqiri dhe Jan Palokaj!

Urime për shtetësinë e Kosovës ë

#homeofchampions

Jemi shumë të lumtur që basketbollistët e Sigal Prishtinës Zeqiraj dhe Palokaj tani janë zyrtarisht shtetas të Kosovës.

Është nder dhe kënaqësi të jeni pjesë e jona! @jetmirzech @janpalokaj

Urojmë që së shpejti me performancën tuaj të ftoheni t’i mbroni ngjyrat e përfaqësueses tonë!

Klubi i falenderon të gjithë ata që ndihmuan në tërë procesin e natyralizimit!. /Zeri.info