Gjykata sportive merr vendimin për ndeshjen Bologna – Inter

Gjykata sportive merr vendimin për ndeshjen Bologna – Inter

Sport January 21, 2022 - 21:18
Lajmet e Fundit nga Sporti

Gjykata sportive italiane ka zbuluar ditën e sotme vendimin për ndeshjen Bologna – Inter, e parashikuar për t’u luajtur më 6 janar në orën 12:30, por nuk u zhvillua për shkak të emergjencës COVID që goditi bolonjezët.

Së fundmi është vendosur që kjo të luhet sërish dhe zikaltrit nuk do të fitojnë 0-3 në tavolinë, ashtu siç ishte lajmëruar gjatë kësaj kohe.

Gjyqtari sportiv Gerardo Mastrandrea ka vendosur të mos penalizojë Bolognan për dështimin për të mos luajtur ndeshjen kundër Interit. Gjithsesi Interi ka njoftuar se do të apelojë këtë vendim, pasi pretendon fitoren në tavolinë.