Rashica starton për Norwichin ndaj Watfordit

Rashica starton për Norwichin ndaj Watfordit

Sport January 21, 2022 - 20:49
Lajmet e Fundit nga Sporti

Norvich City sonte do të këtë punë me skuadrën e Watfordit si mysafirë.

Të dyja këto skuadra nuk është se kanë pasur paraqitje të mira në Premier Ligë, derisa të dyja kanë nevojë për fitore.

Për ta bërë këtë, Norvich ka startuar nga fillimi me sulmuesin e Kombëtares se Kosovës, Milot Rashica.

Norvichi është në vendin e 18 në Premier Ligë.

Në rast se fiton sonte kundër Watford ata do të dalin për herë të parë nga zona e rrezikshme e rënies në Premier Ligë, pasi që Watford është në vendin e 17 me vetëm një pikë më shumë se Norvich.