Stoichkov kritikon ashpër Dembelen: Nëse nuk dëshiron të rinovojë, mos e njollos simbolin

Stoichkov kritikon ashpër Dembelen: Nëse nuk dëshiron të rinovojë, mos e njollos simbolin

Sport January 21, 2022 - 18:40
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ish-futbollisti i Barcelones, Hristo Stoichkov, ka kritikuar ashpër Ousmane Dembelen, i cili nuk po dëshiron të rinovojë me klubin Blaugrana, shkruan Zeri.info.

Sulmuesi francez nuk po rinovon kontratën me klubin pasi ky i fundit dëshiron një rritje page, gjë e cila është e papërballueshme per gjigandin katalunas, pasi po kalojne neper nje krize financiare.

Stoichkov per kete situate ka kritikuar ashper 24-vjecarin duke thene se ai kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona dhe nëse ai nuk dëshiron të rinovojë, të paktën mos ta njollosë stemën, mos ta veshë më atë fanellë.

“Si i huaj e kam njohur Barcelonën në kohën e Kubala, Carrasco, Lineker, Jose Mari Bakero, Julio Salinas. E dija mirë historinë e kësaj skuadre. Dembele kurrë nuk e kuptoi se çfarë është Barcelona. Nëse ai nuk dëshiron të rinovojë, të paktën mos ta njollosë stemën, mos ta veshë më atë fanellë, por të thotë: dua të iki.

Shpresoj që Laporta t’ia hapë derën dhe ta lërë të shkojë, sepse nuk e ndjen fanellën. Ato ngjyrat djersiten. Unë duartrokas Xavi që nuk e thirri për ndeshjen e fundit, dhoma e zhveshjes meriton respekt. 121 vite të historisë së klubit katalanas nuk e meritojnë këtë sjellje të tij”, perfundoi Stoichkov. /Zeri.info