Daum: E kam refuzuar Kosovën

Daum: E kam refuzuar Kosovën

Sport January 21, 2022 - 00:04
LAJMET E FUNDIT NGA SPORTI

Christoph Daum i ka thënë JO Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar vet trajneri gjerman, në një intervistë për “pfalz-echo.de”.

“Së fundmi kam marrë një kërkesë nga Kosova për tu bërë trajner i kombëtares. Gjë që do të kishte qenë interesante, por si kërkesat nga Holanda dhe Belgjika, unë refuzova”, tha 68-vjeçari.

“Jam i vetëdijshëm që me njohuritë dhe përvojën time mund të jem një ndihmë e vlefshme për disa klube për të arritur objektivat që kanë vendosur. Por vetëm të kesh një punë dhe të mbash një ekip në ligë – që sigurisht është gjithashtu një objektiv i rëndësishëm – nuk është më sfida e duhur për mua”.

Ai në njëfarë mënyre konfirmoi se pasi ka menaxhuar shumë klube si Fenerbahce, Bayer Leverkusen e shumë të tjera, nuk është i interesuar të bëjë të njëjtën gjë, por ja që as oferta e Kosovës nuk e bindi që të provojë dicka më ndryshe.